Thellohet skandali që i tronditi të gjithë, Woods paska shkuar edhe me ish-in tjetër të Khloes
Mënjeherë pasi shpërtheu skandali i tradhtisë në familjen Kardashian, Jordyn Woods u përjashtua nga reality show i familjes, si dhe produktet e Kylie-t në bashkëpunim me të u nxorën në shitje me gjysmë çmimi.

Ashtu siç pritej, edhe Khloe e ka hequr imazhin e Woods nga linja e saj e veshjeve, Good American.

Teksa çështja e skandalit është ende e freskët, The Blast bën të ditur se Jordyn ka fjetur edhe me një tjetër ish të dashur të Khloe. Bëhet fjalë për yllin e NBA, James Harden me të cilin Khloe ka qenë e lidhur për tetë muaj. Sipas The Blast, Jordyn ua ka rrëfryer këtë fakt miqve të saj dhe mendohet se ngjarja ka ndodhur 2 ditë pas incidentit me Tristani-in.

Megjithatë publiku mezi po pret intervistën e Jordyn për show-n e Jada Pinkett Smith. Në këtë intervistë, që do të jepet të premten pasdite (me orën e Amerikës), Jordyn do të tregojë çdo gjë për marrëdhënien e saj me Tristan.
Shtuar më 28/02/2019, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori