Biletat për derbin Inter-Milan janë në ‘Sold-out’

Derbi Inter-Milan është planifikuar të luhet të shtunën në datën 5 shkurt, ora 18:00.

Klubi ka bërë të ditur se biletat për këtë sfidë të mrekullueshme janë pothuajse të shitura totalisht. Në këtë stadium do të jetë e disponueshme 50% e kapacitetit.

Në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’ pritet të jetë një sfidë emocionuese dhe spektakolare, pasi ky derbi gjithmonë i dhuron të gjitha./h.ll/albeu.com


Shtuar 31.01.2022 17:12