The Weeknd publikon albumin e ri, zbulon se i ofroi Selenës veshkën e tij para ndarjes
The Weeknd mbrëmjen e kaluar nxorri në treg albumin e tij më të ri muzikor të titulluar “My Dear Melancholy” dhe fansat falenderojnë Selena Gomez për frymëzimin.

Në këngën e parë të këtij albumi “Call Out My Name”, artisti kanadez zbulon detaje nga lidhja e tij me Selenën dhe shprehet se ende është i dashuruar me të.

Një frazë e këtij teksi shkruan: “Thuajse hoqa një pjesë të trupit tim për jetën tënde” dhe publiku është shokuar duke menduar se The Weeknd i ka ofruar këngëtares veshkën e tij në mënyrë që t’i shpëtonte jetën nga “Lupus” dhe ata të ishin bashkë përgjithmonë. Kujtojmë se muaj më parë 24-vjeçarja i’u nënshtrua një transplanti të veshkës, organi i së cilës u mor nga shoqja e saj e ngushtë Francia.

Qindra komente në rrjetin social Twitter po flasim për këtë album të artistit dhe sesi Gomez e ka shfrytëzuar The Weeknd vetëm që të tërheqë vëmendjen e Justin Bieber.
Shtuar më 31/03/2018, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori