"The Bible": Obama si Djalli
"The Bible" është një cikël dokumentarësh historikë që transmetohet nga "History Channel" në Shtetet e Bashkuara e ku rastësisht, personazhi që luan rolin e Satanait ka një ngjashmëri të madhe me presidentin amerikan, Barack Obama.

Fillimisht ishin të paktë ata që vunë re ngjashmërinë. Por me kalimin e ditëve dhe me dhënien e serialeve të reja, gjithmonë e më shumë hidheshin foto krahasuese mes shefit të Shtëpisë së Bardhe dhe Satanaitserialit që interpretohet nga një aktor mariken.

Mbështetës të presidentit e quajtën të mirëmenduar këtë ngjashmëri nga ana e prodhuesve të serialit, por këta të fundit i quajtën këto pretendime si të pakuptimta.

"Kjo është krejtësisht e pakuptimtë. Aktori që luan Satanain në film është Mehdi Ouzaani, një aktor maroken i mirënjohur, i cili ka luajtur në disa role në filma të tjerë më parë, përfshirë këtu edhe rolin e Djallit", thuhet në një deklaratë të Mark Burnett dhe Roma Downey, bashkëproducentë të serialit "The Bible".

Edhe "History Channel", televizioni ku po transmetohet ky serial, shprehu keqardhjen për krahasimin e pavend dhe pa lidhje. Në një deklaratë kanali televiziv thotë se presidenti Obama gëzon respektin më të madh të këtij televizioni dhe se prodhimi i filmit dokumentar është një punë me kastë dhe staf të respektuar ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2013, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori