Thanë se është lidhur me vëllain e modeleve të njohura, Dua Lipa kapet duke u puthur me dikë tjetër
Pas ndarjes me shefin e njohur të kuzhinës, Isaac Carew, këngëtarja e famshme Dua Lipa u përfol se është në një lidhje me vëllain e motrave Hadid, Anwar.

Mediat e huaja shkruanin se ata ishin parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, e madje Dua dhe modeli i njohur, u kapën mat në ditëlindjen e këtij të fundit.

Por së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se Dua është parë duke u puthur me vokalistin e njohur të grupit “Coldplay”, Chris Martin.

Sipas tyre, kjo ka ndodhur gjatë festivalit të “Glastonbury”. Por këto thashetheme janë mohuar menjëherë nga Chris, i cili është shprehur se ata janë vetëm miq.

Gjithashtu përfaqësuesi i këngëtarit tha se mes Dua dhe Martin kishte vetëm bashkëbisedime miqësore dhe asgjë nuk ndodhi mes tyre në festën e muzikës.

“Në kundërshtim me raportet në media duam të konfirmojmë se Chris Martin dhe Dua lipa nuk u puthën në Glastonbury dhe janë vetëm miq”, tha ai.

Por dëshmitarët që kanë qenë në këtë festival kanë thënë se dy këngëtarët e njohur janë parë bashkë dhe se janë të bindur se mes tyre ka lindur një romancë.
Shtuar më 02/07/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori