Tha se do të hiqte dorë nga muzika, por Capital ka marrë një vendim të ri
Capital T vetëm pak kohë më parë deklaroi se nëse koncerti i tij madhështor nuk ecte mirë, do të hiqte dorë nga muzika.

‘Time Capsule’ tregoi edhe njëherë fuqinë e reperit për të bërë muzikë të mirë për të gjithë fansat e tij.

Por ajo që na habiti ishte fakti se reperi u shpreh që ky koncert do të vendoste vazhdimësinë e tij në tregun muzikor shqiptar. I mbetej fansave në dorë, nëse do e donin sërish Capitalin në treg apo jo.

Rezultoi që koncerti qe aq i madh dhe me aq shumë bileta të shitura, sa artisti kuptoi që fansat e duan ende pranë. Për këtë arsye Captital T ka paralajmëruar projekte të reja, dhe po kështu rikthimin e tij në muzikë. “Tik tak, tik tak, tik tak, a ju kom mungu”,-shkruan reperi në postimin e fotos, nga ku lajmëron muzikë të re.
Shtuar më 20/10/2019, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori