Tha që vajzat shkulin krevatin për të, Shpat Kasapi prezanton "Nusen" (VIDEO)
Shpat Kasapi prej vitesh mbetet një nga këngëtarët më të dashur për publikun, por edhe ndër më të komentuarit. Deklarata e tij e fundit bëri bujë kur ai ishte i ftuar në "E diell". Shpati u shpreh se vajzat dikur për të shkulnin flokët ndërsa sot krevatin.

Kur vjen puna për të zbuluar më shumë për jetën private, Shpati tregohet shumë hermetik. Këngëtari po fokusohet më shumë tek karriera dhe së fundmi ka prezantuar 'Nusen', këngën e tij më të re.

Tekstin e këngës e ka shkruar Kreshnik Avdiu, orkestrimin Ardian Kastrati dhe Shpati e ka publikuar këngën me një videoklip të mbushur me modele që kërcejnë.

Shtuar më 08/11/2019, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori