Berisha prezanton kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Tropojën, akuzat për listën e PS-së: Zgjidhen nga bodrumet e mafies

Ish-kryeministri, Sali Berisha, prezantoi sot kandidatin e Kolaicionit “Bashkë Fitojmë” në Tropojë. Besnik Dushjat është kandidati i koalicionit Berisha-Meta për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se kandidatët e koalicionit të tij me Metën janë kandidatë të votës së qytetarëve. Ai ironizoi kandidatin e PS-së, Rexh Byberi, duke thënë se doli nga sirtarët e bodrumeve të mafies.

“Mirënjohje për këtë pritje, mesazh fitoreje që përcillini ost nga kjo sallë për shqiptarët kudo në botë. Për mbështetjen tyre të jashtëzakonshme dhe rolin epik, mbështetjen e madhe që i keni demokracisë shqiptare, e vërteta është se ky vend po të kishte një emër të dytë do ishe ‘Malësia epike’. Sa herë vij këtu, çdo km më bëhet më e lehtë. Kam ardhur për të paraqitur si kandidat Besnik Dushaj. Njërin nga demokratët më të vendosur, një nga pasardhësit e një familjeje të nderuar, njeriu me virtyte që punoi për ndryshimin dhe zhvillimin e kësaj treve. Këtë herë Besniku, Miftar Dauti që na pret në Has, i paraqesim kandidatët të lirisë, së votës suaj, së Primareve. Unë e di që procesi i Primareve, i pari në 32 vite nuk ishte i përsosur por do bëhet. Ndaluni për një moment ta pyesim pak Rexhën; Ti Rexha i kujt je? Cili socialist të ka zgjedhur ty? Kush të ka votuar? Nga dole? Nga sirtarët e Edi Ramës. Përballen kandidatët e Lirisë me ata të Ramës”, tha Berisha./albeu.com/