Tërhiqet S4MN, çfarë ndodhi që reperi mori këtë vendim (FOTO LAJM)

S4MM është një nga reperët e rinj më të preferaur të momentit në tregun shqiptar.

Së fundmi ai ka lëshaur 7 këngë të reja,të cialt do të jenë pjesë edhe të albumit të tij të ri.

Por në të gjitha këngët, nuk vërehen nuanca të diss’ave, apo vargjeve thumbuese për kolegët e tjerë reperë, siç ndodh rëndom edhe në skenat e repit nëpër botë.

I ftuar në Prive në një intervistë, reperi e ka sqaruar se pse kësaj here nuk është marrë me askënd në këngët e reja, dhe ka pushuar së bëri diss’a.

“Njerëzve ua kam kthyer dissat më parë, për shkak se ata më kanë përmendur. Njëherë për njëherë nuk ka me pas diss-a. Kur të flasin për mua, ua kthej. Për momentin nuk ka folur askush. Kur flasin për mua, më duhet të dal e ta mbroj veten”, ka thënë reperi.

Më herë ai është përfolur se ka thumbuar Rinën pas komenteve që ajo ka thënë mbi reperin se nuk do të bashkëpunonte kurrë me të, pasi gjuha që ai përdor nëpër tekste është disi e pakuptueshme.


Shtuar më 12/07/2019, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori