Tërboi gjithë botën me fotot në Botëror, shqiptarja nis karrierën si aktore
Ish-banorja e Big Brother Albania, Rike Roçi prej vitesh jeton në Itali, ku ushtron profesionin e parukieres, megjithatë ambiciet e saj shkojnë shumë më shumë se kaq.

Si një njeri që duket se ka lindur për të qenë pjesë e televizomit, ajo ka folur shpesh rreth ëndrrës për t`u bërë aktore. Duket se Rikja është në hapat e duhur drejt realizimit të ëndrrës së saj. Ajo ka nisur studimet, pasi është përzgjedhur në një nga akademitë e aktrimit më prestigjioze në Itali.

Rikja ka folur për “Panorama Plus” dhe ka treguar se po studion në Akademinë e Kinemasë së Romës.

“Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus, në angazhimet e mia të përditshme, tashmë hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme. Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, -ka treguar ajo.
Shtuar më 18/02/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori