Tërbohen britanikët, Meghan harxhon 500 mijë dollarë për një udhëtim
Meghan Markle arriti në Neë York City të premten në mbrëmje për një udhëtim të fshehtë për të vizituar mikeshat e saj.

Ishte Amal Clooney dhe Serena Williams të cilat bënë një festë për bebushin mbretëror që do të vijë në jetë.

Meghan u pa që të hipte në një avion privat në Neë York City të mërkurën mbrëma për t'u kthyer në Britani.

Dailu Mail shkruan se udhëtimi me Jett privat i ka kushtuar princeshës rreth 125,000 dollarë.

Ajo besohet të ketë udhëtuar në SHBA me një avion privat, duke sjellë koston totale të udhëtimit në 250,000 dollarë.

Festa për bebin u mbajt në një hotel ku kushtonte 75,000 dollarë nata por nuk dolën foto nga festa ndërkohë që në total, Meghan ka harxhuar 500 mijë dollarë.

Ndërkohë britanikët janë irrituar se me cfarë po paguhen tërë këto shpenzime. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori