Pendarovski: Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese është joreale

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së që amendamentet kushtetuese të miratohen, por me efekt të vonuar dhe të vlejnë pasi Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së, sipas presidentit Stevo Pendarovski, është absolutisht joreale.-së që amendamentet kushtetuese të miratohen, por me efekt të vonuar dhe të vlejnë pasi Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së, sipas presidentit Stevo Pendarovski, është absolutisht joreale.

Ai thotë se edhe ai do të donte diçka të tillë, por se konkluzionet e Këshillit të Evropës janë të qarta – “Duhet të bëni ndryshime kushtetuese deri në fund të procesit të shqyrtimit për të vazhduar me konferencën e dytë dhe hapjen e grupimet”, shpjegoi Pendarovski.

“Pozicioni i Bullgarisë është inkorporuar në këto konkluzione”, tha Pendarovski.

“Duhet të kemi konkluzione të reja të Këshillit të Evropës dhe ju e dini sa e vështirë është kjo, në mënyrë që të mund të miratojmë ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar. Është joreale. Shpresoj që kjo të mos përdoret si justifikim për të mos hyrë në ndryshime kushtetuese. U habita kur dëgjova se partia kryesore opozitare është e gatshme të jetë pjesë e Qeverisë me pesë ministri dhe të votojë nga pozita e partisë në pushtet. Për ndryshime kushtetuese mund të votoni edhe nga pozita e opozitës”, tha Pendarovski.

Ai gjithashtu tha se Maqedonia nuk do të mund të bëjë ndryshime në kushtetutë para fillimit të ngjarjes Brdo-Brioni, e cila këtë vit do të mbahet në Maqedoni../shenja


Shtuar 13.06.2023 15:35