Tension mes kunatave? Bella urdhëron publikisht Dua Lipën të ndaloj (FOTO LAJM)

Dua Lipa është rikthyer së fundmi duke dhënë lajme të mira për fansat. Këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se po sjell një album që mban titullin "Epoka e re", nesër do publikojë një këngë nga ky album dhe gjithashtu do të performojë në MTV VMAs.

Dua i është kthyer edhe aktivitetit në rrjete sociale dhe ka postuar një foto me look-un e ri, flokë bjonde e poshtë tyre ngjyrë të zeza.

Këtë look duket se kunata e saj Bella Hadid e adhuron. Modelja 'e acaruar' ka shkruar në foton e Duas: "Këto flokë!!! Ndalo tani".

Dua nuk i ka kthyer përgjigje kunatës, por komenti i Bellas ka tërhequr shumë vëmendje dhe kanë nisur replikat nga ndjekësit.

Shtuar më 31/10/2019, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori