Televizioni britanik nxjerr raportin për jetën seksuale mes princeshë Dianës dhe Charlit (VIDEO)
Pëlqej
Televizioni britanik brënda pak kohe do të postojë edhe regjistrime të Princeshës Dianaflet për jetën e saj seksuale me Princin Çarls dhe keqardhjen e saj për kolapsin spektakolar të martesës së saj.

Diana, gruaja e parë e trashëgimtarit britanik të fronit, u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare, në Paris, më 31 gusht 1997, pasi makina në të cilën ajo po udhëtonte bashkë me të dashurin Dodi al-Fayed u përplas në një tunel, ndërsa përpiqej t’i largohej paparacëve që po i ndiqnin me motoçikleta.

Diana ishte vetëm 19 vjeç kur u fejua me Çarlsin, në vitin 1981, por martesa u rrënua. Diana fajësonte Kamila Parker Boules, të dashurën e Çarlsit, e cila më pas u bë bashkëshortja e tij.

Në një dokumentar që do të koinçidojë me përvjetorin e 20 të vdekjes së Dianës, të transmetuar në Channel 4, do të shihen imazhe të saj që flet për martesën gjatë seancave private të regjistruara me një këshilltar mbi fjalimet në publik shkruan TCH.

regjistrime, Diana flet edhe për jetën e saj seksuale me Çarlsin. Ish-truproja e saj personale, Ken Uarf, i cili shfaqet në dokumentar, thotë se princat Uilliam dhe Herri nuk do të shqetësohen aspak nga dokumentari.

“Ata do të shohin të ëmën të gjallë, plot humor, si një njeri normal dhe të dashur. Dhe kjo është ajo që Diana tregon në këto regjistrime”, shprehet Uarf.

Sidoqoftë, kritikët, thonë se besojnë që princat nuk do të jenë shumë të kënaqur kur të dëgjojnë detaje intime për martesën e prindërve të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2018, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori