Telenovela Uindi-Dasara, motra e Encës akuzon gazetaren për përdorim droge
Një nga deklaratat që i ka surprizuar të gjithë ka qenë ajo e Encës që ka treguar se gjatë seksit ajo thërret emrin e saj.

Një ndër personat që e ironizoi publikisht Encën për deklaratën e saj ishte gazetarja Dasara Karaiskaj, e cila tha se organin gjenital tashmë nuk do ta quajmë "pjeshka", por "Enca".

Motra e Encës, Uindi Haxhia ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory.

"Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur do ta thërrasim "Dasara", shkruan Uindi në postimin e saj në Instastory.

Për këtë Dasara është përgjigjur me një ofendim tjetër.

"Unë nuk e dija që Enca kishte një motër, që ajo motra ishte si karnavale, është vetëm 18 vjeç, por goxha më e vyshkur se unë".

Ama telenovela vazhdon dhe indi është përgjigjur sërish.
Ajo shkruan:

Realisht nuk mendoja se do i jepja më shumë rëndësi kësaj pseudo gazetareje, por kur je arsyeja e vetme që ajo ftohet në emisione s'ke ç'bën. Dasara K. ti ke një smirë që s'e kuptoj dot. A është arsyeja që Enca nuk ta ka begenisur kurrë ftesën për në "emision"? Apo pasojat e lëndëve narkotike (për të cilat ato pak veta që të njohin ta dinë historikun)?

Nuk e dija që suksesi i jetës matej me gjetjen e një burri më të vogël se vetja dhe shpirt, të lutem mos ofendo burimin e bukës së gojës tënde. Si unë dhe motra ime jemi edukuar gjithmonë të shohim punën tonë dhe të ecim përpara. Por... Askush nuk mund të më ofendojë mua apo familjen time, kushdo qoftë. Sepse nuk e kam fare problem të kthej përgjigje. Veçanërisht kur kam gjithë këtë pisllëk ndaj teje. Kështu që mbylle gojën". /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2018, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori