Tek cili televizion do ta shohim Adi Krastën?
U përfol për një rikthim të Adi Krastës në ekranin e vogël, por për fat të keq edhe ky lajm ka qënë në kuadrin e thashethemeve.

Moderatori mjaft i dashur për publikun shqiptar, nuk ka nëshkruar asnjë kontratë me ndonjë televizion, madje as nuk e sheh si të mundshme rikthimin në skenë.

Vetë Adi Krasta ka mohuar shkrimin e revista "Bordo", e cila, referuar burimeve tha se ai ka firmosur kontratë me televizionin "Ora News".

“Jo, nuk kam firmosur asnjë kontratë me askënd dhe nuk kam shkelur në asnjë televizion”, i është përgjigjur interesit të revista "Who", Adi Krasta. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2016, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori