Aksident i frikshëm, “fluturon” makina, rrotullohet 5 herë, shoferi shpëton mrekullisht (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar. Një makinë tip “Fiat 500” ka dalë nga rruga e për pasojë është rrotulluar pesë herë në ajër.

Për fat të mirë pasagjeri dhe shoferi kanë mbijetuar nga aksidenti i frikshëm.

Daily Mail ka publikuar sot videon nga momenti i aksidentit.

Video është filmuar nga një mjet që po kalonte rastësisht në rrugë me dëshmitarët okularë që janë shprehur të shokuar nga ajo që panë.

Akisdenti i rëndë ka ndodhur në shtator të 2022-it, ndëra pamjet e aksidentit janë publikuar në mediet britanike ditët e fundit./albeu.com/