Prej më shumë se dy vitesh, moderatori i njohur Ledion
Liço është larguar nga ekrani dhe ka shijuar larg syrit të mediave jetën e tij private.
Madje, ai ka çaktivizuar çdo rrjet social duke i lënë të gjithë kuriozë të mësonin se ç’po bëhej me të. Mirëpo, bashkëshortja e tij
Sara Hoxha na thyen kuriozitetin duke postuar tek tuk ndonjë
foto me të dhe me djemtë.
Disa ditë më parë ajo ndau me ndjekësit e saj një
foto të rrallë me partnerin, i cili kishte ndryshuar sërish look.
Duket se Ledioni i është rikthyer pamjes së dikurshme dhe ka zgjatur flokët, siç mund ta shohim në pozën pranë Sarës.
Mirëpo, duket se
Sara ka vendosur mos ta ndal fare dorën dhe na ka kënaqur me një
foto të Londonit dhe Ledionit që pozojnë në ashensor.
Ata janë veshur të dy matchy-matchy me bluza të bardha dhe me disa vizatime të veçanta. Këtu ndaluni pak se ajo çka i bënë më të bukura ato është fakti se vizatimet janë bërë nga Londoni.
Epo bluza më të bukura nuk kishin ku të gjenin.
Lart e poshtë po përflitet se këtë shtator, drejtimin e “Top Channel” do ta marrë Ledion
Liço, pasi Ben Blushi të lërë vendin e tij.
Megjithatë, kjo mbetet ende për t’u vërtetuar në vijim.
Shtuar më 24/07/2020,
ora 12:30