“Të takon ty të pastrosh emrin e Klaudias", ja reagimi i balerinës pas ndarjes (FOTO LAJM)

Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa ka marrë fund. Prej një viti tashmë, çifti jetojnë të ndarë dhe duket se distanca ka qenë arsyeja kryesore e fundit të martesës.

Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht për revistën Class nga Albi dhe Klaudia. Ndonëse çifti ka pranuar se gjithçka mes tyre është mbyllur me mirëkuptim e ëma e Klaudias duket se nuk e ka pranuar këtë vendim e është revoltuar ndoshta dhe prej komenteve negative në rrjetet sociale për të bijën.

Në një status postuar së fundmi zonja Lume i bën thirrje ish dhëndrit të “pastrojë “ emrin e vajzës që po ia njollosin padrejtësisht ! Ndërkaq Klaudia duket se po shijon rrezet e diellit në plazhet e jugut të Italisë duke iu gëzuar ditëve të pushimit. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori