Sulmi ndaj autobusit të Liverpoolit, dëmtohet Klopp, reagon City

Autobusi i Liverpoolit është sulmuar me sende të forta nga tifozët e Manchester City-t, në një zonë të banuar.

Një tullë dyshohet se është hedhur drejt trajnerit të Liverpullit, Jyrgen Klop që ka shkaktuar plasaritjen e një dritareje, por për fat të mirë askush nuk është lënduar në bord.

Për këtë episod të rëndë ka reaguar nëpërmjet një qëndrimi zyrtar edhe klubi i Manchester City-t, që u ka kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që morën guximin të sulmonin trajnerin gjerman.

“Incidentet e këtij lloji janë krejtësisht të papranueshme”, thuhet në shënimin e City-t.

“Ne dënojmë fuqishëm veprimet e personave përgjegjës për këtë incident. Jemi të zhgënjyer gjithashtu edhe nga koret e papërshtatshme të tifozëve gjatë pjesës së parë të ndeshjes”


Shtuar 2.04.2023 10:58