Të pathënat e skenës në "I vetëm në shtëpi" ku luan Trump (FOTO LAJM)

Pëlqej
Të gjithë e njohim tashmë skenën ku Donald Trump i tregon Kevinit në "I vetëm në shtëpi" rrugën për në hotelin që kërkonte.

Matt Damon ka zbuluar pas kaq vitesh se në fakt Donald Trump u bë pjesë e filmit vetëm sepse kërkoi me ngulm të bënte një marrëveshje.

Ai premtoi se do linte kastin e aktorëve të përdornin ndërtesën e tij vetëm nëse ai ishte pjesë e filmit "I vetëm në shtëpi" shkruan Albeu.com.

Regjisori i filmit Martin Brest u detyrua të shkruante një skenar të ri vetëm që Trumpit t'i plotësohej dëshira e çuditshme.

Damon, 46 vjeç, pretendon se dëshira e Trump për të dalë në prodhimet filmike ishte e njohur mirë në Hollivud, por përveç kësaj pjese ai nuk arriti kurrë të realizonte diçka tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori