“Nuk kam fjetur dy netë”, Klaudia Pepa tregon për herë të parë për takimin me yllin e famshëm latin

Klaudia Pepa ka folur së fundmi për performancën që realizoi pak kohë më parë në “Amici” me yllin e famshëm latin, Ricky Martin. Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin “Dance Albania”, balerina kujton se nuk ka fjetur për dy netë kur mori vesh që do të këndonte në spektakël Ricky Martin.

Kur u pyet se si ishte të kërcente me të, ajo tha: “Super, fantastike, kur mora vesh që ishte Ricky Martin nuk ka fjetur dy netë. Jam shumë e lumtur.” Më tej, balerina që po korr sukses në Itali shtoi: “E pe atë momentin e fundit kur isha kështu afër, akoma më ka ngelur parfumi i Ricky Martin.”