Të ndarë prej disa muajsh! Fotini tregon për marrëdhënien që ka tani me Danielin (FOTO LAJM)

Një muaj më parë, ish-banorja e “Big Brother”, Fotini, pranoi publikisht ndarjen nga Danieli.

Ajo u shpreh se çdo gjë kishte marrë fund dhe tregoi se dasma që zhvilluan në shtëpinë e famshme ishte e tepërt.


Fotini nuk zbuloi gjë për shkakun e ndarjes, megjithatë duket se çdo gjë ka qenë me mirëkuptim.

E pyetur nëse flet ende me Danielin dhe a janë miq, ish-banorja është përgjigjur me “po”.

Ajo është treguar e sinqertë me ndjekësit e saj në Instagram, duke mos ua fshehur këtë detaj.

Kujtojmë se pas ndarjes, Fotini ka hapur një profil të saj në Instagram dhe aty ndan shpesh momente nga jeta e përditshme.
Shtuar më 22/10/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori