Të lumtë babi Besi, dhurata për Ajkën i kushtoi një "grusht" me para (FOTO LAJM)

Çdo gjë perfekte, që nga organizimi e deri te veshjet, ditëlindja e Ajkës ishte e mrekullueshme në detaje.

Ajka e vogël ka marrë dhuratën më të bukur për ditëlindje nga prindërit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj!

Sot aktori publikoi disa foto të veçanta nga ditëlindja, të bëra familjarisht, që tregonin gëzimin e madh për 1-vjetorin e vogëlushes!

Besi gjithashtu tregoi se dhurata speciale e tij për Ajkën ishte një qenush i vogël, që do të rritet bashkë me Ajkën dhe do të bëhet qeni i saj besnik!

Por e dini sa i kushtoi Besit kjo dhuratë?

“Iconstyle.al” bëri disa kërkime dhe zbuloi se qeni kushton 1500 euro. Ai i përket racës së veçantë Weimaraner dhe bëhet super i madh kur rritet.

Ky qen është përdorur me kohë për gjueti nga familjet me gjak mbretëror dhe njihet si një qen mjaft besnik, miqësor dhe i bindur.

Qentë e kësaj race zakonisht preferohen nga familje me fëmijë të vegjël pasi trajnohen dhe mësohen me anëtarët e familjes duke u shndërruar në një prej tyre.

Shtuar më 14/07/2019, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori