Të krimbura në para, kaq paguhen VIP-at shqiptar për një postim në Instagram (FOTO LAJM)

Luana Vjollca – 1.2 milionë ndjekësModeratorja shqiptare është një prej personazheve publikë që na tregon se, biznesi i rrjeteve sociale është një burim i mirë të ardhurash. Luana Vjollca është një prej të paktave të famshmeve që arriti 1 milion ndjekës këtë vit. Por nëse pyesni sa paguhet ajo për një postim, atëherë “iconstyle.al” arriti të merrte një informacion. Mësohet se moderatorja kërkon plot 1.200 euro për një postim dhe një “InstaStory” në rrjetin social të Instagram-it dhe duket se çmimi nuk është i diskutueshëm.
Pëlqej
Personazhet e njohur që kanë më shumë ndjekës në Instagram, janë ata që përfitojnë më shumë dhe që paguhen për çdo postim-reklamë.

Në listën botërore të “Pasanikëve të Instagramit” përfshihen një sërë të famshmish që kanë miliona ndjekës si Selena Gomez, Kim Kardashian apo Ronaldo, postimet teke të së cilëve kapin shifrën e 550,000 dollarëve.

Por nëse po vrisni mendjen sesa paguhen personazhet e njohur të ekranit shqiptar.

Në galerinë e mësipërme ndiqni disa prej tyre!
Shtuar më 17/10/2018, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori