"Të kesh forma sot bëhesh i famshëm", Ilda Bejleri i përvishet komentuesit

Gazetarja sportive Ilda Bejleri është një nga femrat më të komentuara në rrjet.

Ajo ka fituar mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ku është shumë aktive me postimet e fototve dhe videove.

Por jo gjithmonë qëllon që fansat të bëjnë vetëm komplimenta.

Një prej komentuesve shkruan se sot ka ardhur koha e njerëzve të padobishëm në shoqëri, që marrin famë vetëm prej shalëve dhe gjoksit.

Dhe Ilda e ka pasur atypëraty përgjigjen, duke i kujtuar komentuesit faktin se ajo është diplomuar për gazetari dhe se ka 12 vite që e ushtron profesionin e saj.


Komentuesi: Kane ardhur kohe te keqija, eshte kohe e njerezve me te padobishem te shoqerise , te jesh shkencetar te jesh mjek, biznesmen, te jeshe njeriu me i zoti ne qdo lloj fushe ku i sherben njerezve dhe vendit nuk je asgje, ama te kesh gjoks, shal, e te pasme dhe te dalesh ti ekspozosh ato neper medja quhesh i famshem. A thua do ket ndonje kufi bordellnizimi dhe injoranca e kesaj shoqerije apo kemi hyre ne nje trajektore ku e kemi te pashmangshme edhenjehere kalimin ne epoken e majmuneve??

Ilda Bejleri: E vertete, un per vete jam diplomuar per gazetari, kam 12 vjet ne kete profesion. Nuk di ne ndonje vend qe gazetari sduhet te kete gjoks? Nese di ti me thuaj. Per pjesen tjeter jam dakort me ty, kane ardhur kohe shume te keqija! ps. Shih ndonje here supersportin,me ndiq dhe informohu, mos e kalo kohen ne instagram vetem, duke pa shale dhe gjokse femrash.
Shtuar më 06/03/2019, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori