"Të këpusin shpinën vajzat e Klanit e të fërkoj unë", çfarë i tha gruaja Ndocajt
I ftuar pasditen e djeshme tek Rudina, ish-deputeti Eduart Ndocaj tregoi se para se të bëhej pjesë e këtij spektakli, bashkëshortja i kishte dhënë një porosi: "Shko, por mos provoko".

Ish-deputeti zbuloi se kur kishte marrë ftesën për "Dance with me", i kishte kërkuar regjisores Vera Grabocka që të bindte bashkëshorten e tij.

"E kishim kusht me Vera Grabockën në fakt që ta bindte nusen ajo. Ia dhashë unë kusht Verës, që nëse e bind unë vij. Dhe patëm një drekë dhe arriti ta bindi. Porosia e saj ishte: Shko, por mos provoko.

Nuk i kam sjellë pak probleme në fakt. Natën e dytë duke ngritur atë vajzën (balerinën) mbi sup, këputa pak mish. Nuk arrita të bëj prova dhe ika në Itali, ndenja deri të dielën.

I thashë nuses, më fërko. Po tha, të këpusin shpinën vajzat e Klanit, e do të të fërkoj unë? Gjithsesi arriti të më shërojë", tregoi Ndocaj. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2019, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori