Nuk ju ndanë, çifti zvicerian "ndërhyn" edhe në çmimin e fundit të Loredanës (FOTO LAJM)

Të dielën e shkuar, u mbajt në Sevilje, Spanjë, ndarja e çmimeve MTV Europian Music Aëards, ku ishin të pranishëm plot 5 artiste me origjinë shqiptare.

Një ndër to ishte dhe Loredana e cila u shpall fituese e çmimit "Best Sëiss Act", që i jepet artistëve më në zë të shteteve përkatëse.

Loredana dhe fansat e saj mund të jenë shumë të lumtur për këtë arritje, por ka të tjerë që JO! E kemi fjalën për çiftin zvicerian i cili muaj më parë akuzoi reperen se zhvatje parash (700.000 franga) dhe kërcënime.

Për ta, 24-vjeçarja mund të jetë gjithçka, por jo një artiste. Sipas portalit zvicerian "Blick', çifti është ende në pritje të parave dhe një çmim i tillë thjesht i ka zhgënjyer edhe më.

"Gjithçka po ecën ngadalë. S'kemi marrë asnjë qindarkë. Nëse do të ishte në dorën time, ajo s'merrte kurrë asnjë çmim."- është shprehur bashkëshorti i Petra Z, duke shtuar se sipas tij këtë çmim duhet ta merrte një tjetër kandidate, që është zviceriane dhe që nuk i ka borxh askujt.

Ç'thotë Loredana?!

Eshtë e lumtur që është artiste zviceriane, edhe pse zvicerianët s'e kanë dhe aq qejf. Sa për çiftin, duket se nuk është shumë e shqetësuar. Pak orë më parë, ka postuar një foto të saj duke buzëqeshur ku shkruan: "Duhet të jesh e aftë për të qeshur mes gjithë këtyre budallallëqeve."

Dhe vijon të ripostojë shprehjen që ka më shumë qejf kohët e fundit.

"Nëse mendon se je e palumtur me jetën tënde tani, thjesht kujto se është dikush që sapo ka takuar ish-in tënd dhe mendon se është shumë i veçantë."

Kunjat ndaj Mozzik duket se vazhdojnë, por kjo është çështje tjetër.

Shtuar më 06/11/2019, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori