Të gjithë të mbyllur në shtëpi, Ledri Vula u bën surprizën e madhe (FOTO LAJM)
Ledri Vula ka menduar për të na argëtuar më së miri tani që jemi mbyllur thuajse të gjithë brenda mureve të shtëpisë, nga frika e Koronavirusit.

Reperi i njohur ka marrë vendimin për të publikuar më herët albumin e tij të ri muzikor, në mënyrë që të mundemi ta dëgjojmë në këtë periudhë plot ankth që po kalojmë.

Albumi do të duhej të dilte më 10 prill, por Ledri ka vendosur ta publikojë në mesnatë. Reperi shprehet se shumë shpejt do të vijë koha të jetojmë normalisht, dhe të përqafohemi me njëri-tjetrin.

“Ky album do të dilte në datën 10 prill. Kam vendosur ta publikoj sonte.

Në kohën kur krejt jemi të detyruar të qendrojmë në shtëpi, të kujdesemi për veten dhe të afërmit, albumi 10/10 , i cili ka qendruar me mua për shumë kohë, mendoj që tani e tutje duhet të qendrojë me ju.

Vjen koha që ne shumë shpejt do të kthehemi në jetët tona normale, vjen koha që ne do të shihemi e përqafohemi shumë shpejt si gjithnjë. 10/10 Out 00:00″.

Shtuar më 13/03/2020, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori