Të gjithë sytë nga Flori por miku i tij i ngushtë hoqi dorë nga muzika (FOTO LAJM)

DJ-i njohur shqiptar Vicky ka marrë një vendim drastik, për t’u shkëputuar për pak kohë nga muzika.

Lajmin e ka dhënë vetë Vicky në Instagram, në një kohë që të gjithë po pyesin për mungesën e mikut të tij, Flori Mumajesi nga tregu muzikor.

Vicky ka publikuar në Instagram një foto të tijën me një mbishkrim: “Faleminderit që kërcyem bashkë”.

Më pas ai ka treguar se është shumë i lodhur nga pazaret që bëhen dhe njerëzit e paaftë që duan të merren me muzikë.

“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”, ka shkruar Dj i njohur.

Shpresojmë të mos jetë kjo një shenjë se dhe Flori po bën të njëjtën gjë!

View this post on Instagram

Pas gjithe ketyre viteve te bukura ne nje industri qe shemtohet cdo dite e me shume ndihem shume i lodhur shpirterisht. Lodhur nga njerez te paafte qe marin persiper gjithshka dhe sbejne asgje. Klube qe bejne pazare tregu çam ose medreseje. Artista me ego te madhe dhe zotesi te vogel. Dj me endra te mdhaja sa nje gram. Jam i lodhur me kte gje qe po ma shpif arsyen pse desha te behesha dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur te jet djegur gjella nje her e pergjithmon. Deri atehere kismet shihemi. ❤

A post shared by DJ VICKY (@vikkraja) on

Shtuar më 10/08/2019, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori