Gjithë "sy e vesh", Rudina zbulon marrëdhënien e Markut me ish-bashkëshortin (FOTO LAJM)

Marrëdhënia e Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut duket se bëhët çdo ditë e më interesante dhe interesi i publikut është i madh.

Aktorja zbulon shpesh detaje që lidhen me jetën e saj dhe të Markut dhe së fundmi ka treguar si është marrëdhënia e tij me ish-bashkëshortin e saj, Aleksin.

Rudina ka treguar se Marku dhe Aleksi kanë marrëdhënie të mira, pasi në mes është Viktoria.

“Po Marku me Aleksin, si i kanë marrëdhëniet me njëri-tjetrin”, e pyet një ndjekës.

“Shumë të mira. Është Viki në mes”, përgjigjet Rudina.

Me sa duket, Rudina ka pasur një ndarje të qetë, e cila është për t’u marrë shembull.

Shtuar më 23/03/2020, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori