Të gjithë "sy e veshë", pse Kim dhe Kanye po qëndrojnë në heshtje për divorcin (FOTO LAJM)

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit.

Është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

Por, duket se edhe Kim i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj. Ndonëse është shumë e mërzitur nga përfundimi i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kim është tejet e emocionuar për punën me Hulu’.

Ndjekësit detajistë të çiftit kanë vënë re se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e ka hequr unazën me gur gjigant të martesës dhe në fotot e fundit në Instagram është shfaqur pa të.

Jo vetëm kaq! Mediat e huaja raportojnë se Kim dhe Kanye kanë hequr dorë nga terapia në çift për martesën e tyre, si hapi i fundit për të mos u ndarë.

Përtej gjithë bujës asnjërsa prej palëve nuk ka reaguar rreth tyre, duke qëndruar totalisht në heshtje. Dhe kjo heshtje nga ana e tyre e paska një arsye. Së fundmi raportohet se gjitha problemet dhe ajo që ka ndodhur mes tyre do transmetohet në episodet e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.

Page six shkruan se çdo arsye e ndarjes së tyre do ndahet me publikun në episodet e fundit të mbylljes përfundimtare të TKUWK. Nuk dihet me siguri se çfarë do ndodhë dhe se çfarë kanë ndarë ata me kamerat po ne mbetet të presim.
Shtuar më 20/01/2021, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori