Zbulohet rrjeti i falsifikimit të pasaportave diplomatike, arrestohen dy persona

Dy persona të cilët ishin pjesë e një rrjeti që falsifikonin pasaporta diplomatike për shtetasit që udhëtonin drejt SHBA-ve, janë arrestuar nga policia.

Në pranga kanë rënë Daniel Morava dhe Guri Pejo të dy banues në Korçë. Moravës i është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa Pejos për shkak të moshës, i është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Ndërsa vijojnë hetimet për 4 persona të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët amerikanë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve nëpërmjet pasaportave të falsifikuara.

Operaconi policor i koduar “PBF”, pas një hetimi proaktiv të zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” pranë ambasadës amerikane në Shqipëri, Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Zbulohet dhe goditet një rrjet i falsifikimit të pasaportave diplomatike, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve drejt SHBA-së.

Pas hetimeve të thelluara në
bashkëpunim me Prokurorinë, janë identifikuar disa shtetas të dyshuar si të përfshirë në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe dokumenteve të tjera.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me mbështetje nga agjencia federale DSS/OCI pranë ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimit penal, duke përdorur metoda speciale ligjore, në kohë dhe në vende të ndryshme, kryesisht në qarkun e Korçës, në lidhje me trafikimin e shtetasve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga hetimi janë grumbulluar prova për të paktën 4 shtetas shqiptarë të dyshuar të përfshirë në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Në bazë të hetimeve të kryera, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka nxjerrë vendimet për ekzekutimin e urdhrave të arrestit për 2 shtetas të dyshuar, si dhe për kontrollin e 4 banesave dhe ambienteve të tjera.

Gjatë operacionit të përbashkët me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë arrestuar shtetasit D. M. dhe G. P., të dy banues në Korçë.

Për shtetasin G. P., Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shkak të moshës.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumente dhe pajisje të ndryshme elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Kontrolle të autorizuara janë ushtruar edhe në subjekte të tjera të dyshuara të përfshira në veprimtaritë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë./albeu.com/

Shtuar 18.06.2023 12:42