Të gjithë po e prisnin bashkëpunimin, ç'ndodhi mes Majk dhe Ledrit
Reperi Majk një ndër artistët më të veçantë në shoëbizin shqiptar do të sjellë një bashkëpunim të fuqishëm.

Përmes një foto në llogarinë e tij në Instagram ai ka dhënë shumë pak detaje.

Kujtojmë se para pak muajve, Majk bëri me dije se dyshja do të sjellë një album së bashku, ku pjesë e tij do të jetë edhe Onat reperi që është pjesë e grupit Babastars. Albumi pritet të publikohet gjatë stinës se dimrit.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që ky album të pasohet nga një tjetër solo, pasi siç bëri me dije ka gati shumë projekte.

Ndërkaq sa i përket bashkëpunimit me reperin Ledrin, ai si duket ka mbetur në harresë.

Më 17 korrik në rrjet qarkulluan shumë foto e video nga xhirimet e videoklipit të dyshes në bregdet dhe si duket klipi duhet të jetë veror.

Në njërën prej fotove që qarkulloi në atë kohë Majk dhe Ledri pozuan së bashku, të veshur shumë ‘cool’ dhe me një gotë në dorë.

Tashmë kanë kaluar edhe disa muaj nga përfundimet e xhirimeve dhe vera ka përfunduar, por ende nuk ka asnjë shenjë nga dyshja për këtë projekt.

Nuk dihet ende saktë se çfarë ka ndodhur me këngën, por me siguri ata e kanë shtyrë për një moment të dytë.

Shtuar më 30/10/2020, ora 19:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori