Të gjithë me të zeza në Golden Globes, protestë kundër ngacmimeve seksuale
Pëlqej
Tapeti i kuq do të mbushet me veshje të zeza këtë vit në Golden Globes. Burime konfirmojnë për People se shumë aktorë të mëdhenj, përfshirë dhe ata të nominuar si Jessica Chastain, Meryl Streep dhe Emma Stone, po planifikojnë të vishen me të zeza në formë proteste kundër ngacmimeve seksuale në Hollywood.

“Të gjitha aktoret gra do të protestojnë në Golden Globes duke veshur fustane të zinj,” shkruan ‘People’. Emra të mëdhenj të kinematografisë kanë ngritur zërin kundër ngacmimeve seksuale menjëherë pasi New York Times shkroi për akuzat ndaj producentit të famshëm Harvey Weinstein.

Golden Globes do të mbahet më 7 janar dhe është një ndër ceremonitë më prestigjioze që vlerëson ekselencën në filma dhe televizion përgjatë një viti.
Shtuar më 14/12/2017, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori