Të gjithë kundër Gagës: Sa nuk e puthi në sy të gruas aktorin
Të dielën, Lady Gaga dhe Bradley Cooper do të rrënjoseshin thellë në historinë e çmimeve Oscars, përmes një performance elektrizuese.

Dyshja u ngjit në skenë dhë këndoi “Shallow” duke tejçuar një kimi të jashtëzakonshme. Teksa këngës po i vinte fundi, 44- vjeçari Cooper i shkoi Gaga- s pranë, të dy mbyllën sytë dhe mbështetën kokën te njëri- tjetri.

Emocionet përshkuan mbarë sallën ndërkohë që audienca brohoriste fort. Me të përfunduar, artistët buzëqeshën ëmbël dhe dhuruan një përqafim të ngrohtë, a thua në pamundësi të një puthjeje pasionante. Në mesin e gjithë këtij momenti historik, dikush nuk ishte aspak duke festuar.

Mel B dora vetë! Këngëtarja tha të hënën për “Good Morning Britain” se nuk u ndje fare rehat kur mendoi të dashurën e Cooper- it, Irina Shayk- un, e cila gjendej në rresht të parë gjatë performancës së dyshes Bradley- Gaga shkruan anabel.

“Isha shumë në siklet për të dashurën e Bradley- t, oh Zot i madh. Më pëlqen të mendoj se ishte pjesë e performancës, sepse është një kod i grave dhe shpresoj që nuk... shpresoj që është thjesht diçka profesionale.”

Moderatori i emisionit, Piers Morgan ra dakord me këngëtaren duke shtuar se Cooper dhe Gaga shkëmbyen “shikimin e dashurisë”. Morgan u shpreh se Gaga, e cila së fundmi u nda nga i fejuari Christian Carino e kaloi disi cakun me vështrimin që i dha Cooper- it.

Në kohën kur një pjesë e mirë vuri bast se Irina do tërbohej nga e gjithë kjo, ajo u fotografua duke i dhënë Gaga- s një përqafim tepër të ngrohtë gjatë eventit.
Shtuar më 26/02/2019, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori