Të gjithë kundër Altin Bashës, aktori i njohur rrëfen si e largoi nga "Portokallia"
Janë shtuar akuzat ndaj regjisorit të "Portokallisë", Altin Basha.

Ishte Julian Deda ai që foli i pari duke thënë se shumë aktorë kishin ikur nga spektakli për shkak të problemeve me regjisorin Basha, ndërkohë që më pas erdhi përgjigja e këtij të fundit ku tha se janë larguar ata që nuk punon dot.

Sëfundmi është aktori Ervin Bejleri, i cili tha se ka ikur nga "Portokallia" pas një sherri banal me Bashën.

"Basha vendosi kushtin o unë, o ai"., shpjegoi në një intervistë Bejleri.

Vendimi i drejtuesve të televizionit ishte largimi i këtij të fundit.

Sipas aktorit ata e kontaktuan sërish pas tri javësh që të rikthehej gjë të cilën Bejleri nuk e pranoi.
Shtuar më 09/10/2017, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori