Të gjithë e njohim si Gili, por ja cili është emri i vërtetë i këngëtares së njohur
E ftuar në “E Diell”, në “makinën e memories” si simbolikë për të gjitha këngët e saj ndër vite,
Gili foli për emrin e saj origjinal Fevzije Konushevci.
"Jo
vetëm që nuk e kam pasur problem, por e kam respektuar gjithmonë sepse ma kanë vendosur prindërit e mi, e kam për krenari" është shprehur këngëtarja.
"Madje kur jepja mësim në fakultet në lëndën e gjuhës shqipe, të gjithë studentët më thërrisnin prof. Fevzije ndërsa në skenë zgjodha të më quanim
Gili jo
vetëm se më përshtatej më shumë, por edhe sepse është dhe më e lehtë për t’u mbajtur mend" ka sqaruar ajo.
Këngëtarja e cilësuar si barbie kukulla e skenës shqiptare për shkak të stilit unik në veshje, tha ndër të tjera se e kanë quajtur kështu sepse ka dashur gjithmonë të japë imazhin e vajzës së përrallave, të mirë, të butë që e duan familjarët.
Shtuar më 20/10/2019,
ora 18:11