Manchester United kërkon të transferojë yllin e kombëtares së Anglisë

Manchester United gati për goditjen e madhe në merkato, objektivi vjen nga Dortmund

Manchester United po pastron ekipin nga lojtarët e vjetër dhe është i vendosur për të rigjeneruar skuadrën me emra të mëdhenj.

Pogba u largua nga “Djajtë e Kuq” dhe tani ata kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Emri i parë që mund të përforcojë skuadrën e Manchester United është ai i Jude Bellingham.

Mesfushori i Borussia Dortmund është një nga emrat më të përfolur dhe një nga talentët më të mirë të futbollit.

Sipas “The Athletic”, Bellingham është një prioritet për Manchester United dhe ata do të ulen në bisedime me klubin gjerman për të dëgjuar se sa kërkojnë ata për shërbimet e lojtarit anglez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.06.2022 21:46