Mozzik ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Nin" në Klan Kosova. Gjatë
intervistës me Alaudin Hamitin, Mozzik deklaroi se nuk do të
kthehet kurrë më me Loredanën.
“Është një vendim që e kam marrë unë personalisht si mashkull, e kam marrë një drejtim timin dhe nuk i kthehem më asaj rruge. Nuk jena mo. Edhe s’
kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo", tha reperi.
Më vonë gjatë
intervistës, Loredana e surprizoi Mozzikun duke u shfaqur në emision përmes një videoje.
Në videon e përgatitur enkas për të, Hana i thonte Mozzikut “të dua babi”, video që e emocionoi shumë reperin.
Shtuar më 12/05/2020,
ora 13:56