Të dashuruar në detaje, si kombinohen Dua Lipa dhe Anwar Hadid (FOTO LAJM)

Pasi lidhja e tyre u bë publike, Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë filluar të shihen në shumë evente bashkë. Fillimisht u panë duke u puthur dhe përqafuar në festivalin e ‘British Summertime Music’, ndërsa tani dyshja ka marrë pjesë në një tjetër event. Këte e ka zbuluar vetë Dua, e cila ka publikuar disa video në ‘Instastory’ ku ka zbuluar ambientin e shtëpisë që organizohej festa, me pishinë dhe një oborr gjigand.

Në një nga videot ajo shfaqej në krah të partnerit të saj Anwar dhe tregonte ngjyrën e thonjve ‘neon’ që kombinohej me bluzen e tij me po të njëjtën ngjyrë, por sigurisht duke shprehur dhe afeksionin që kanë për njëri-tjetrin. Dua dhe Anwar duket se kanë një dashuri të përbashkët edhe për festat, pasi këtë të fundit e kanë shijuar në maksimum.
Shtuar më 18/07/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori