Festë kuqezi në Londër, Milani kualifikohet pas 11 vitesh në çerekfinalet e Champions-it

Milani në çerefinalet e Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë e Piolit, kanë eliminuar Totenhemin e Kontes, duke “fluturuar” në fazën pasardhëse të turneut më të rëndësishëm në Europë për klube.

Dueli i parë në “San Siro” përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Milanit, ndërsa ky i kthimit, u mbyll me rrjeta të paprekura.

Një kualifikim mëse i merituar i kuqezinjve, që shfaqën karakter dhe dëshirë në fushën e lojës. Padyshim që reparti më dinjitoz në duelin e mbrëmjes së sotme, ishte mbrojtja, që nuk lejohi hapësira për vendasit e Totenhemit.


Shtuar 8.03.2023 23:20