Arbana rrëfen arsyen përse u dashurua me Eduardin

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj disa javë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Toskana të Italisë. E teksa dyshja po shijojnë akoma pushimet, së fundmi moderatorja ka zbuluar një ndër arsyet se pse e dashuron kaq shumë bashkëshortin e saj.

Arbana ka postuar një video në Instagram, ku ka treguar Eduartin duke kërcyer dhe duke kënduar në një nga klubet e Danimarkës së bashku me disa të huaj, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Një nga arsyet 7282829 pse e dua”.

“Nuk ka pirë asnjë gotë”, ka shkruar Arbana duke vënë në dukje se Eduarti nuk i duhet që të pijë alkool për të qenë i shoqërueshëm.