Babai ngre policinë e Kamzës në këmbë: Më ka humbur vajza

Një 30-vjeçare rezulton e zhdukur në Kamzë. Ka qenë babai i saj ai që ka kallëzuar në polici zhdukjen e së bijës.

65 vjeçari, banues në Valias i Ri, Kamëz, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja A. A., 30 vjeçe.

Njoftimi i policisë

Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi Sh. A., 65 vjeç, banues në Valias i Ri, Kamëz, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja A. A., 30 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj./albeu.com/