Vjen në Kosovë testi i cili për 10 minuta tregon rezultatin nëse kemi koronavirus

Kompania Spring në Zvicër ka krijuar një pajisje që teston dhe tregon brenda 10 minutave për rezultatin e koronavirusit.

Nga kjo kompani, Agron Selimi, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se funksionon dhe kur pritet të vijë në Kosovë.

‘’Ne përfaqësojmë kompaninë Spring nga Zvicra që është kompani që merret me hulumtimin e këtre gjërave teknologjike. Kjo është një kompani zvicerane që ka partneritet me organizata shtetërore dhe Testi bohet njëjtë sikur ceshtja e diabetit. E merr gjakun dhe e qet në një vend. Është edhe një pjesë tjetër e likidit dhe e testojmë’’, ka treguar ai.


Shtuar 16.03.2020 22:28