Taylor Swift dhe Calvin Harris tashmë të ndarë (FOTO LAJM)

Teksa pretendohej se falë dashurisë së madhe çdo gjë mund të konkretizohej në një martesë, duket se kemi gabuar pasi Taylor Swift është sërish vetëm.

Taylor Swift dhe DJ Calvin Harris i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 15-mujore. Kështu ka rrëfyer për revistën “People” një burim pranë çiftit, duke thënë se gjërat mes tyre thjesht nuk kanë funksionuar.

“Nuk ishte shumë dramatike. Gjërat thjesht nuk funksionojnë ndonjëherë”.

Një tjetër burim pranë këngëtares e ka konfirmuar lajmin dhe mësohet se ka qenë DJ-i 32 vjeçar ai që i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

“Ai kishte filluar të humbte interesin përgjatë muajve të fundit dhe po përpiqej që të mos ndahej menjëherë”, ka thënë burimi.

“Dukej sikur ata ishin më shumë shokë se të dashur”, ka thënë një tjetër mik i tyre. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori