Tashmë Besa Kokëdhima i del në mbrojtje Elvana Gjatës (FOTO LAJM)

Dy ditë më parë Elvana Gjata, dha koncertin e saj sërisht në Top Channel. Por teksa Ledina Çelo, shikonte koncertin shkruajti në Instastory "Pse playback o yllo''. Menjëherë pas kësaj ka reaguar Besa Kokëdhima, e cila i ka dalë në mbrojtje këngëtares.

Në Instasoryn e saj ajo ka hedhur një pjesë të koncertit ku shkruan: “Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe”, shprehet Besa.

Gjithashtu, ajo ka vijuar edhe me postime të tjera duke shkruar: “Herën tjetër bëj disa gabime qëllimisht Elvana, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë.

Nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe artin dhe punën e tyre të palodhur, atëherë ne jemi të vdekur si komb”, përfundon Besa. /albeu.com/


Shtuar më 12/02/2018, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori