Takimi i Trump me Kim Kardashian jep rezultate, lirohet gjyshja e dënuar për drogë
Duket se takimi i Kim Kardashian për 45 minuta në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump ka sjellë edhe rezultatet e tij.

Gjyshja 63-vjeçare e cila ishte dënuar për trafik droge me burgim të përjetshëm është liruar nga burgu pas 22 vjetësh.

Për rastin e saj u kujdes vetë Kim Kardashian e cila loboi shumë për lirimin e Alice Johnnson.

Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Johnson ka punuar shumë që të rehabilitoi vehten dhe ishte një e burgosur me sjellje jashtëzakonisht të mirë.

Ajo është burgosur në vitin 1996 bashkë me 15 persona të tjerë për shpërndarjen e kokainës dhe u dënua me burgim të përjetshëm edhe për pastrim të parave.

Në videon e postuar nga mediat e huaja Alice duket mjaft e emocionuar dhe me lot në sy teksa takon familjes e saj.

Ajo në një prononcim për mediat është shprehur se nuk e beson akoma këtë që i ka ndodhur dhe falenderon Kim Kardashian për ndihmën. Sipas TMZ Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” do takohet me Alice së shpejti.

Shtuar më 07/06/2018, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori