Takimi i çuditshëm dhe qesharak i Mbretëreshës dhe Trump pushton rrjetin

Pëlqej
Protesta masive që shpërtheu sot në Londër kundër Trump u duk se nuk ishte një ogur edhe aq pozitiv për takimin e tij me Mbretëreshën.

Edhe pse takimi ishte i rëndësishëm, Trump e ofendoi disa herë mbretëreshën, duke mos u njohur me parë me protokollin por që u kalua me jo shumë rrëmujë.

Në fillim, gjithçka ishte shumë mirë dhe plot buzëqeshje.

Më pas, liderët duhet të kalonin afër gardës mbretërore, ku në fakt Trump as e kishte idenë se ç’duhet të bënte ndaj preferoi të ecte para Mbretëreshës.

Duke menduar se po bënte gjënë e duhur, Trump ecte krenar përgjatë gardës mbretërore.

Por le të themi se e theu hapur protokollin: Askush s’mund të ecë para madhërisë së saj, ndaj tak-fak ajo u kujdes të ishte atje ku i takonte.

Në vijim, shkuan sërish në fillim të skenës dhe mjafton të shohim mimikën e Mbretëreshës për të kuptuar se gjërat u përkeqësuan.

Ai sërish po qëndronte ne vendin e gabar, por këtë herë mbretëresha i tha dy fjalë edhe mori vendin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori