Makina merr përpara këmbësorin në Elbasan, 56-vjeçari ndërron jetë në vend

Një aksident tjetër është regjistruar në vend, këtë herë me vdekje. Në Elbasan, një mjet ka përplasur një 56-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor dhe policia kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.